Elversberg është duke pasur një sezon mjaft të mirë, ekipi I cili në këtë sezon është në luftën e tij për të synuar Bundesligën. Kërkesa e tyre është për ngjitje në Bundesligë, ndeshja e tyre e parë me Hiedenheimi ishte një prej atyre që jep shpresë. Fisnik Asllani padyshim që ishte një ndër lojtarët lyc në këtë sfidë duke ndikuar me rolin e tij.
Pikërisht, Asllani në pjesën e parë ishte I gatshëm që të asistonte në një gol të shënuar. Por, nuk ishte I vetëm suksesi I tij duke qenë se kishte mundësi që të realizonte dhe një gol për ekipin e tij. Pikërisht në këtë pjesë dhe me ndikimin e tij ai e udhëhoqi ekipin e tij drejt një fitoreje 2-0 ndaj Heidenheimi
Në minutën e 18 ai pati mundësi që të asistonte një gol duke qenë tepër ndikues në këtë realizim. Ndërsa vetë pati mundësi që të shënojë në minutën e 42. Pikërisht dy gola që e ndihmuan ekipin të besojë se mund të jetë pretendet në këtë sfidë.

Pavarësisht, entuziazmit në pjesën e parë gjatë pjesës së dytë ata nuk ja dolën që të mbanin rezultatin e tyre. Dështimi I tyre për të siguruar kështu një fitore erdhi pikërisht në dy minuta lojë. Vendasit gjatë minutës së 62 dhe 64 arritën të shënonin kështu dy gola që barazuan shifrat.
Asllani gjatë këtij edicioni ka mundur të jetë ndihmues në ekipin e tij duke shënuar plot 19 gola. Ekipi I tij I cili ka synim një ngjitje në Bundesligë do të ketë shansin që të vendoset në ngritje. Ndeshja e radhës do të zhvillohet të hënën.