Aston Villa priti në shtëpi ekipin belg, me një avantazh në përballjen e tyre të parë ata rikthehen në sfidën e fundit për të definuar kualifikimin në cerekfinalen e UEFA Chmapions League. Me një avantazh prej përballjes së tyre të parë ata rikthehen tashmë në shtëpi për të cuar më tej këtë fazë, Villa në përballjen e tyre në belgjikë fituan 3-1 ndaj Clube Brugge.
Një rikthim në shtëpi do të ishte më I thjeshtë për ta dhe pas avantazhit, që prej nisjes së lojës u duk një ngarkesë e Club Brugge me qëllim që të shuante pengesën mes tyre, por nuk rezultoi ashtu pasi që në minutën e 17 një karton I kuq ndaj Sabbe e uli më tej rritmin e lojës për ta dhe e tkuri ekipin në dhjetë lojtarë. Avantazh për anglezët që të luajnë kundrejt dhjetë që prej minutave të para dhe të cojnë këtë përballje në më të favorshme për ta.
Pesja e parë nuk prodhoi asnjë rast interesant për të dy ekipiet, një pjesë e dytë sjell më shumë fokus në radhën e anglezëve me disa aksione dhe gjuajtje drejt portës, zhbllokimi I rezultatit u bë në minutën e 50 me një gol të Asensio. Nuk vonoi shumë dhe Rogers jep një asist drejt Maatsen I cili mund të gjejë portën në një goditje. U deshën vetëm dhjetë minuta qe Aston Villa të shënonte tre golt e saj në këtë përballje, vulosja e sfidës u bë prej Asensio I cili dhe hapi këtë sfidë me një gol në minutën e 61. Brugge vazhdoi dëshpërimisht këtë përballje e skualifikuar me një rezultat të përgjithshëm 6-1. Tashmë Aston Villa do të shijë mundësinë që të jetë pjesë e cerkfinaleve ku do të takohet me PSG.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.