Aston Villa e nisi lojën e saj në disavantazh ndaj PSG. Ndeshja e parë cerekfinale për ta nuk ishte me shumë fat. Një humbje 3-1 e bëntë që skuadra angeleze në shtëpi të shkonte me një disavatazh. Rikthimi I tyre në shtëpi ishte vërtet mbreslënës në ndeshjen e dytë cerekfinale, UEFA Champions League. Villa arriti të mposhtë PSG me një rezultat 3-2, pavarësisht kësaj ekipi nuk pati mundësi që të kualifikohej.
Francezët e nisën tepër mirë ndeshjen e tyre me raste, më pas patën mundësi që të gjenin dhe golin e tyre. Achraf Hakimi mundi që të realziojë në minutn e 11 duke e cuar rezultatin në favor të tyre. Pau Tores dhe Morgan Rogers, ishin atje me raste të ndryshme në fushë por anglezët nuk kishin fatin e duhur për shënim. Francezët nuk humbën kohë më tej duke shënuar dhe golin e tyre të dytë. Nuno Mendes, arriti të gjejë portën me anë të një asisi të saktë të Dembele.
Anglezët mund që të shënonin duke e shndëruar rezultatin në minutën e 34. Youri Tielemans, shënoi për ta duke hapur kështu një mundësi besimi për ekipin. Deri në fundin e pjesës së parë skuadrat tentuan më tej për të realizuar por nuk ndryshuan shifart. Nisja e lojës në pjesën e dytë kishte më shumë rritëm në kampin anglez. Ata e nisën lojën me një gol në minutën e 55, John McGinn arrin të shënojë.

Barazimi I shifarve risjell një besim në ekipin anglez, një rritëm I cili vazhdoi I tillë. Vetëm pas dy minutash ata shkojnë në epërsinë 3-2. Enzi Konsa shënon golin e triumfit të sfidës por nuk mund të bëjnë më shumë se kaq. Ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 4-5, e pamjaftueshme për anglezët.