Aston Villa triumfon, ngec Dortmund përballë Lille

Përballja e parë të fazës play off për cerek finale u hap me sfidën e Clube Brugge ndaj Aston Villa. Belgët pritën në shtëpi Aston Villën në një përballje e cila ishte ionteresante dhe kishte grindë prej të dy ekipeve. Një sfidë e cila kaloi në avantazh shumë herët prej Aston Villës e cila ishte e gatshme të shënonte që në minutën e tretë u barazua më pas nga  De Cuyper në vetëm tetë minuta avantazh, ajo pjesë e lojës u mbyll me një barazim, nga ku të dy ekipet kishin më pas mundësi të barabarta për suksesin në vazhdim.

Në pjesën e dytë agresiviteti I ekipeve u rrit, ku ishte Aston Villa I cili ishte shumë më shumë sulmues dhe nuk lejoj që të humbiste një shans pas golit të parë. Me një autogol të Brugge, Aston Villa kalon në avantazh duke e përdorur këtë në favorin e saj. Në minutën e 88 vuleset fitorja e tyre me një gol të Asensio, I cili e coi sfidën në favor të anglezëve. Deri më tani Villa në një ndeshje në shtëpi do të jetë shumë më e qetë dhe është në rrugën e duhur për kualifikim.

Dortmund ngec me Lille në një barazim mes dy ekipeve 1-1, një ndër ndeshjet e cila pritej të kishte më shumë intensitet në lojë për shkak të karakterit të ekipeve nuk prodhoi gola dhe ofroi një lojë të qetë. Ishte Adeyemi që në minutën e 22 e coi sfidën në avantazh dhe shkoi kështu pjesa e parë, në të dytën interesi I Lille ishte shumë më I lartë për të shënuar dhe pati një seri aksionesh, një gol që erdhi në minutën e 68 qarësoi më tej vazhdimin e sfidës, e cila u mbyll me një rezultat 1-1. Në shtëpi Lille shpreson për një mundësi të artë që të shkojë në fazën cerek finale.