Astrit Selmani kalon në kontinentin aziatik

Astrit Selmani kalon në kontinentin aziatik

Astrit Selmani ka ndërmarrë një hap ndryshe në karrierën e tij. Sulmuesi I cili më herët ka qenë pjesë e Dinamo Bukureshtit është zhvendosur në Shaanxi Union. Kalimi I tij në kinë është një vendim I sulmuesit Kosovar për një hap më ndryshe në karrierën e tij.

Shaanxi Union është një skuadër e cila luan në Ligën e Parë kineze, e cila është niveli I dytë I futbollit profesional. Sezoni I rri pikërisht do të jetë në këtë skuadër ku do të japë kontributin e tij. Selmani në angazhimin e tij në këtë ekip do të mbajë numërin nëntë në fanellë.

Ekipi përmes një postimi në rrjtet sociale e ka bërë të ditur këtë kalim, ku ka vlerësuar dhe sulmuesin. Lojtari I cili në këtë sezon kalimesh ka pasur një seri ofertash madje dhe në europë ka bërë zgjedhjen e tij të jetë larg kontinentit të vjetër.

Astrit Selmani kalon në kontinentin aziatik
Astrit Selmani kalon në kontinentin aziatik

I vendosur në planin e disa ekipeve Rijekës në Kroaci, Rakoë dhe Jagiellonia në Poloni, si dhe Kasimpasas në Superligën turke. Zgjedhja ka qenë për të vazhduar pjesën tjetër të karrierës në Kinë. Është pikërisht një aventurë e re që e vendos lojtarin në qëndër të vëmëndjes dhe krijon kështu shanse më të favorshme për të.

26 vjecari tashmë pritet në këtë sezon të sjellë aftësinë e tij dhe të kontribuojë në vazhdim në këtë kampionat. Është një hap që do të sjellë një sfidë ndryshe dhe një kampionat I cili është I panjohur për sulmuesin e kosovës.