Astrit Thaqi, njoftohet se do të jetë pjesë e Gjilan

Astrit Thaqi, njoftohet se do të jetë pjesë e Gjilan

Gjilani ka finalizuar një tjetër kalim në këtë sezon përforcimesh. Klubi pas një ecurie jo të mirë në sezonin e shkuar ka zgjedhur që përforcimi i tyre të jetë në mbrojtje. Reparti ofensiv shpesh ka marrë goditjen më të madhe dhe për këtë arsye është cilësuar si një pikë që nevojën e saj ka përmirësimin.

Astrit Thaqi është prurja më e re në ekip. Mbrojtësi qëndror është përzgjedhue që të veshë fanellën kuqebardhë dhe të shërbejë në këtë sezon. Lojtari i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit do të transferohet në Gjilan. Lëvizje e një lojtari që ka njohjen e tij në këtë kampionat për të vazhduar më tej në këtë përmirësim.

Thaqi është një futbollist i cili ka një njohje të plotë të kampionatit kosovar. Lojtari i cili ka shërbyer në ekipin e Ballkanit duke marrë pjesë dhe në suksesin e tyre të vazhdueshëm. Prezent ai ka qenë jo vetëm në daljet e tyre kombëtare por dhe në arenën nderkombëtare. Kjo ka bërë që futbollisti të fitojë eksperiencën e duhur për të shërbyer më pas në ekip.

Astrit Thaqi, njoftohet se do të jetë pjesë e Gjilan
Astrit Thaqi, njoftohet se do të jetë pjesë e Gjilan

Njohja e tij në kampionatin vendas është shumë më e thellë duke qenë se ai ka qenë pjesë dhe e disa ekipeve të tjera si Feronnikeli, Drita. Ajo që ka bërë përshtypje është pikërisht forma e tij mjaft e mirë e paraqitur në cdo ekip ku ka shërbyer.

Një lojtar i cili është luftarak dhe me një aftësi për të pasur dominimin kryesor në qendër të mbrojtjes e bën që lojtari të jetë i preferuar. Me këtë prurje ata synojnë një sezon më të favorshëm