Nedim Bajrami duket se ka ngelur jashtë listës që ka dorzuar Rangers sa I përket lojtarëve pjesmarrës në Europa League. Mesa duket për lojtarin e kombëtares shqiptare ky është një lajm jo I mirë, edhe pse forma e tij mund të kishte paralajmëruar më herët. Lojtari aktualisht është pjesë e grumbullimit të Kombëtares. Duke vazhduar përgatitjen për ndeshjen eleminatore në Kupën e Botës 2026.
Vendimi I skocezëve është cilësuar si I paqartë duke qenë se ka hasur një mungesë të tij dhe në Ligën e Kampionëve. Por, dështimi I tyre atje e bëri që të sillte më vonë një angazhim të Bajramit në kampionat. Mes paqartësisë në vendosjen e tyre ka qenë pikërisht zgjedhja e tyre për të vazhduar më tej drejt një mosanagzhimi të tij në Europa League.

Ekipi së fundmi arriti të merrte një barazim me Seltikun, ku ishte I pranishëm dhe Bajrami duke u angazhuar atje për 14 minuta. Rangers nuk është në formën më të mirë në këtë kampionat duke qenë se ata kanë mundur të sigurojnë vetëm katër pikë dhe pse janë katër javë kampionat.
Gjithashtu, për Bajramin kjo situatë nuk është aspak e favorshme duke qenë se nuk ka gjetur hapësirën e duhur në ekip. Në kuadër të kësaj lëvizje pretendohet se do të jetë një lëvizje e tij nga skuadra. Kjo për shkak se ka munguar shpesh për të qenë pjesë e lojës, ku mund të kërkojë më shumë hapësira në një tjetër klub apo kampionat.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.