Ballkani I cili e zhvilloi ndeshjen e tyre në Ligën e Konferencës në shtëpi arriti të sigurojë një tjetër fitore. Me një rezultat minimal ata arritën të ndalin Shamrock Rovers me shpresën se mund të kenë një dalje shumë më dinjitoze në të ardhmen e tyre. Skuadra e kosovës dukshëm u distancua në këtë sfidë për intesitetin e lojës së saj dhe dominimin e treguar në fushën e lojës.
Rasti I parë për skuadrën e Ballkanit ishte që në minutën e 15 përmes Potokut I cili tentoi një gjuajtje por pa sukses pasi u ndal nga portieri. Kjo e vendosi ekipin e Ballkanit që të ishte shumë më kërkues në kërkimin dhe krijimin e rasteve të reja. Adetunji ishte ai I cili solli një tjetër mundësi shënimi në minutën e 18 por e la të pa përfunduar për shkak të portierit I cili ishte në gadishmëri.

Deliu në minutën e 34 arriti të ishte kërkues duke gjuajtur drejt portës, por ishte shtylla ajo që e ndali. Të gjitha këto aksione tregojnë se Orges Shehi kishte vendosur për ekipin që të ishte kërkues dhe të krijonte sa më shumë mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të sfidës. Dominim I lojës për ta vazhdoi dhe në pjesën e dytë.
Adetunji, ishte ai I cili arritë të shënojë në këtë sfidë përmes një goli të realizuar në minutën e 54. Falë golit të tij ekipi arriti të sigurojë tre pikë dhe të ketë besimin në vazhdimin e rrugëtimit të tyre në Konferencë Ligë. Sfida e radhës do të zhvillohet në një transfertë për ekipin e Ballkanit.