Ballkani ngec përsëri përballë Prishtinës

Ballkani në sfidën e tij të radhës të vlefshme për javën e 23 nuk ja doli përsëri, në pritejn që I bëri Prishtinës në shtëpi ata dështuan që të shkonin të diferencuar duke siguruar kështu vendin e dytë dhe të shfrytëzonin më tej një humbje të Dritës ndaj Llapit. Forma e vendasve nuk ishte aq e mirë sa prodhoi një lojë e cila ishte e balancuar në të dy pjesët.

Pjesa e parë pati një mungesë të sulmeve prej të dy ekipeve duke sjellë një lojë tepër të vakët nga e cila nuk pritej që të kishte një reagim të tillë. Më tej kaluan në një pjesë të dytë nga e cila asnjë prej ekipeve nuk riskoi më shumë për t’ia dalë në krye të sfidës duke pranuar që të kishin një barazim pa gola. Por, në minutën e 83 ishin vendasit me Adetunji të cilët zhbllokuan shifart duke sjellë kështu një gol I cili I coi në avantazh, Prishtina nuk vonoi shumë dhe nuk lejoj që kjo ndeshje të shkonte një humbje për ta duke shënuar në minutën e 90 golin e barazimit.

Tashmë me një barazim të radhës I cili bëhët I dyti në seri të ndërprerë me një humbje e cila ndiqej gjithashtu nga dy barazime. Ky rezultat e lë Prishtinën kashtë top treshes duke mos siguruar kështu një pozicion në eventet europiane, të diferencuar gjashtë pikë prej vendit të tretë për ta do të duhet ende shumë punë për të arritur qëllimin e këtij sezoni, duke qenë se Drita është stabilizuar në vendin e parë me plot 12 pikë diferencë.