Ballkani, në një sfidë përballë Ferizajt të vlefshme për javën e 25 në Superligën e Kosovës ka mundur të gjejë një fitore të vështirë. Një sfidë e cila e con atë në kuotoën e 43 pikëve duke pasur kështu mundësinë që të afrohet më tej me Dreitën e vendit të parë duke shuar më tej harkun prej 10 pikësh diferencë.
Një fitore në tentativë Ferizajn do e conte në të tretën në seri e cila u ndërpre me një humbje, ecuria e ekipit dhe besimi ishin në favorin e tyre por nuk mundën që të shynin më tej rezultatin drejt suksesit duke u gjendur përballë presionit të vazhdueshëm ndaj vendasve. Një sfidë e cila prej nisjes diktoj një prezencë të Ballkanit të cilët ishin të gatshëm për të qenë prezentë dhe të sulmonin që prej fillimit, një gol I Adetunji e coi sfidën drejt zotërimit të Ballkanit I cili krijoj kështu më shumë mundësi për ta zotëruar atë. Pjesa e parë nuk prodhoi më tej rezultate për këtë sfidë, duke u mbyllur në favorin e Ballkanit.
Rikthimi pa përsëri një Ballkan I cili ishte kërkues por gjithashtu dhe Ferizaj I cili kërkoi më tej që të conte sfidën drejt favorit të saj, goli I barazimit krijoj më shumë shpresë për ta I cili erdhi në minutën e 72. Por, shumë shpejt vjen dhe reagimi I Ballkanit I cili mundi të shënojë përsëri me Adetunji duke mundësuar kështu një fitore për ekipin. Fitore e vlefshme kjo për pozicionimin e tyre dhe për krijimin e një sigurie në pozicionin ku ndodhen, pasi që janë vetëm tre pikë diferencë prej vendit të tretë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.