Ballkani ka mundur të sigurojë një fitore të frikshme ndaj Dukagjinit. Me një rezultta të thellë 5-0 ata kanë mundur që të marrin një tre pikësh në javën e 28 të kampionatit. Ka qenë Ballkani që është kujdesur për nisjen e sfidës në një epërsi me golin e shënuar. Sunday Adetunji që prej minutës së katërt mundi që të realizojë golin e tij në këtë sfidë. Ky gol sjell më shumë besim në ekip dhe rizgjon dëshirën e tyre për një fitore.
Dukagjini nuk u kundërpërgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata pas më shumë se 25 minutash lojë pas golit patën një rast tepër të mirë. Altin Mërlaku I cili I gjendur përballë portës nuk mundi që të shënojë duke e humur shansin e një barazimi. Fill pas mbarimit të këtij aksioni aspak të favorshëm erdhi kundërsulmi. Ballkani I udhëhequr prej Adetunji arrin të shënojë duke e cuar kështu sfidën në favorin e tyre.

Me dy gola diferencë ata shkojnë në dhomat e zhveshjes shumë më të sigurt. Rikthimi në pjesën e dytë priste të sillte një reagim nga vendasit. Por, më kot që prej nisjes së sfidës ishte Bleart Tolaj që e coi sfidën e tyre në një avantazh. Goli I tretë sjell një eufori të madhe në ekip. Po I njejti që shënoi tolaj shkon I bindur drejt portës për të shënuar golin e tij të dytë në këtë sfidë.
Me katër gola të shënuar në minutën e 64 ata mbyllën kështu shpresat e një kundërpërgjigjeje prej Dukagjinit. Por, miqtë nuk u ndalën me aq në përfundimin e sfidës Bernard Karric arrin që të shënojë golin e fundit. Sfida u mbyll me rezultatin 5-0.