Skuadra e Ballkanit është duke konfirmuar disa prej afrimeve të saj. Duket se përmirësimi shihet si një opsion I duhur për sezonin e ardhshëm. Një ekip I cili pritet të jetë shumë më kompetitiv do të synojë më shumë gjatë sezonit të ardhshëm. Detyrat e tyre janë të qarta dhe në realizimin e këtyre objekivave Ballkani sheh si një detyre të rëndësishme afrimin e një serie të rinj lojtarësh
Reparti ofensiv është parë si një hallkë e cila do të duhet të ndryshohet, ndaj dhe është ndërmarrë një pikë mjaft e rëndësishme sa I përket këtij ndryshimi. Ivica Batarelo është prezantuar së fundmi në ekip si një prurje e cila pritet të sjellë ndryshimet e nevojshme. 27 vjecari është konfirmuar së fundmi si një afrim I rëndësishëm në ekip.

Kalimi I tij është bërë I mundur nga kampionati Kroat ku ai atje ka një eksperiencë goxha të gjatë. Pjesë e disa prej klubeve më të rëndësishme atje ai do të sjellë eksperiencën e tij në Superligë. Hajduk Split, NK Krsko dhe Zmijavci kanë qenë ekipet ku ai ka marrë pjesë më herët në këtë kampionat.
Tashmë, do të luajë për Ballkanin në Superligë, karriera e tij ka qenë e zhvendosur dhe në Bosnjë gjithashtu. Kanë qenë dhe atje disa klube ku mbrojtësi ka veshur fanellën. Tashmë do të jetë e mundur që ai të përfaqësojë më së miri duke pasur një karrierë të gjerë. Ka qenë klubi I cili e ka njofruar këtë afrim në skuadër.