PSG zhvilloi ndeshjën e saj të radhës në Ligën e parë. Tashmë, ata janë shpallur si kampionë të këtij kompeticioni. Një rrugëtim që ju ka mundësuar një maksimum pikësh prej 78 pas kësaj ndeshje, kanq krijuar hendek prej më shumë se 23 pikësh. Parizienët kanë mundur që të shfaqen më së miri në këtë kampionat, por jo vetëm.
Pas titullit në shtëpi, ata janë duke synuar dhe një trofe në arenën europiane. Champions League është hapi i tyre i radhës ku arritën më së miri që të kalonin në fazën cerek finale përballë anglezëve të Aston Villa. Fati do që përballja e tyre në gjysmë finale të jetë përsëri me një kundërshtar anglez, Arsenali.
Sfida e djeshme në kampionatin vendas i vendos përballë Nantes. Ndeshje e cila luhej për javën e 29, mbaroi me një barazim mes skuadrave 1-1. Fillimi i saj ishte tepër i vakët, me aspak raste në të dy krahët. Qëllimi i kampionëve nuk ishte fitorja në vete, ndërsa Nantes është duke luftuar për mbijetesë. Pavarësisht, ishin pikërisht djemtë e Luis Enrique të cilët arritën të zhbllokonin sfidën. Vitinha arrin të shënojë për ta një gol në minutën e 33. Pjesa e parë u shoqërua me një seri aksionesh të tjera, por rezultati mbeti i njejtë.

Rikthimi në pjesën e dytë, krijoj një Nantes e cila ishte shumë më kërkuese. Ekipi arriti që të diferencohej me Augusto i cili bëri të mundur shënimin në ekilin e tyre. Goli i tij arrin që të diferencojë sfidën duke e vendosur në një barazim. Ramos humbi një mundësi për të kaluar PSG në avantazh. Mbyllja e sfidës u bë me një barazim.