Java e 32 të La Ligës për Barcelonën u mbyll me sukses. Ata arritën të merrnin një fitore 4-3, në një lojë spektakolare. Fitorja e tyre erdhi ndaj Celta Vigos, e vlefshme për të qëndruar përsëri në krye të tabelës. Sfidë e cila nisi shprejt prej tyre ku kaluan në epërsi në minutën e 12. Torres arriti të shënojë një gol tepër të bukur duke shënuar kështu epërsinë.
Por, gëzimi në ekip nuk është se zgjati shumë. Pikërisht, në minutën e 15 miqtë gjejnë mundësinë për të bazuar shifrat. Borja Iglesias, mund të shënojë duke shfrytëzuar një gabim të tyre në mbrojtje. Pjesa e parë nuk vazhdoi më tej me një ndryshim. Ata shkuan me barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes.
Rikthimi në pjesën e dytë rezervoi për miqtë mundësinë e një epërsie. Celta Vigo në minutën e 52 arrin të kalojë në avantazh. Iglesias, arrin të shënojë golin e dytë për këtë sfidë. Një sfidë e cila duket se ishte në favorin e tij, Iglesias shkëlqen përsëri. Në minutën e 62 arrin të shënojë përsëri, duke e cuar rezultatin në 3-1.

Por, duket sikur Barcelona priste këtë rezultat për të bërë kthimin e rezultatit. Brenda katër minutave ata mundën që të realizonin barazimin e shifrave duke shënuar Olmo dhe Raphinha. Në minutat e fundit të ndeshjes Olmo arrin të fitojë një penallti. Raphinha i cili realizon penalltinë arrin të dhurojë fitoren spektakolare për ekipin e tyre. Ata janë duke udhëhequr kampionatin.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.