Në një sfidë e cila ishte shtyrë, për shkak të një ngjarje dramatike në ekipi katalanas, vdjekja e papritur e doktorit të ekipit, e rikthen edhe një herë në lojë Barcelonën. Një sfidë e cila nis direkt pas ndeshjeve kombëtare nuk u prit mirë nga katalanasit, por rikthimi në fushë tregoi të kundërtën. Ata rritën të mposhtin me një rezultat 3-0 Osasunën e cila më herët kishte mundur të shënonte plot katër herë në portën e kundërshtarit. Rikthimi I tyre ishte një formë ndëshkimi dhe vazhdimi I ecurisë si të pathyeshëm.
Tetë ndeshje të fundit, të teta fitore janë një mundësi që ekipi I Barcelonës të arrijë të mbajë kryesinë dhe të shkëputet me tre pikë nga Reali I vendit të dytë. Nisja e lojës ishte me një intensitet të lartë prej Barcës dhe kjo u tregua dhe në golin e parë që mundën të realizonin në minutën e 11. Ishte Torres I cili bëri të mundur zhbllokimin e shifrave, nuk zgjati shumë dhe një gabim I mbrojtjes së miqëve dhuron një penallti për barcelonën. Olmo shënon nga pika e 11 metërisht duke e cuar sfidën në avantazh, mbyllja e pjesës së parë u bë 2-0.

Pjesa e dytë prej miqëve duhet të niste me një sulm, por treguan të kundërtën, një lojë e cila u përpoqën ta rikthenin në favor por e pamundur. Levandovsi I cili dy minuta pasi hyri në lojë me një zvendësim, arrin të shënojë. Një gol që e ndihmon më tej ekipin që të finalizojë sfidën dhe të shkojë në një hendek prej tre pikësh me vendin e dytë.