Barcelona befason me një opsion të rri në sulm

Barcelona befason me një opsion të rri në sulm

Igor Paixao, sulmues I Feyenoordit është një ndër objektivat që drejtuesit e barcelonës janë duke e ndjekur nga afër. Ai shihet si një alternativë në krahun e majtë të sulmit duke shërbyer si një mënyrë përformcimi për Hansi Flick. Pikërisht, sipas mediave emëri I futbollistit 24 vjecar është në listën kryesore të katalunasve për afrimet e kësaj vere. Braziliani është vlerësuar dhe pas një sezoni të suksesshëm që ka pasur në kampionatin vendas.

Ajo e cila ka ngjallur më shumë interes në klubin katalanas është aftësia e tij për të luajtur në të dy krahët. Aftësi kjo e cila është cmuar shumë prej drejtuesve duke e cilësuar si një elemt tepër të cmuar për ekipin e tyre. Kjo mënyrë e lojës përshtatet më së miri dhe me filozofinë e lojës së ekipit.

Barcelona befason me një opsion të rri në sulm
Barcelona befason me një opsion të rri në sulm

Gjatë këtij sezoni në Feyenoordai ka shënuar 18 gola dhe ka qenë prezent në 14 asistime. Kjo formë mbreslënëse e bën që të jetë në listë si një ndër lojtarët më të preferuar për të qenë pjesë e klubeve europiane. Holandezi kërkon një shumë prej 35 deri në 40 milion euro për kartonin e tij.

Një shumë e cila është e mundur të paguhet dhe prej klubeve të tjera duke e bërë kështu luftën e egër mes tyre. Arsenal, Liverpool, Aston Villa, Napoli, Atalanta dhe Roma kanë shprehu interes për sulmuesin që të jetë pjesë e ekipit të tyre. Por, e ndjekur nga deklaratat e tij të mëhershme që vlerësonte ekipin e Barcelonës dhe Raphina si lojtar. Barcelona ndihet si më e favorizuar në këtë kalim.