Barcelona bën një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve

Barcelona bën një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve

Barcelona ka mundur që të poshtë Dortmund me një rezultat të thellë 4-0. Në ndeshjen e tyre të parë cerekfinale ata siguruan më tej një fitore me Dortmund. Që prej nisjes të takimit dominanca e ekipit ishte në dukje. Lamine Yamal pati dy raste në fillimin e sfidës, por gjeti kundërshtinë e Gregor Kobel. Përsëri Levandovski u ndal pas disa minutash në tentativën e tij.

Ishte pikërisht minuta e 25 kur Barcelona kaloi në avantazh me Raphinha. Realzimi I tij erdhi pas një asis të Pau Cubaris. Pavarësisht se ishte I parregullt si gol, VAR e cilësoi në favor të Barcelonës. Chukëuemeka, pati mundësinë e dy rasteve të cilat nuk mundi të finalizojë deri në një fund.  Pjesa e parë u mbyll në favorin e një goli prej Barcelonës.

Barcelona bën një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve
Barcelona bën një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve

Në rikthimin e pjesës së dytë, Barcelona u pa shumë më e vendosur për fitore. Levandovski arriti të shënojë golin e dytë për ekipin me asistimin e Raphinha. Lopez vjen me dy raste tepër të mira drejt portës por në pamundësi për të shënuar. Ai gjen mundësinë e shënimit të golit të tretë duke qënë ai që jep asisin. Levandovksi shënon kështu golin e tretë për ekipin dhe të dytin në këtë sfidë.

Katalanasit nuk u ndalën me aq, ishin më kërkues. Yamal u bë shënuesi I golit të tyre të katërt në minutën e 77. Dortmund pati disa mundësi për të zbutur diferencën por pa rezultat. Fitorja e madhe e barcelonës I jep një hap shumë më të sigurt në gjysmëfinale. Tashmë ekipi do të ketë ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.