Barcelona ka bërë publike listën me 23 lojtarë që do të jenë të mundur për të qenë pjesë e Champiosn League. Një listë e cila nuk kishte si të mos përfshinte një prej prurjeve më të reja në ekip Marcus Rashford. Bashkimi I tij me katalanasit është bërë në këtë sezon ku ka mbritur në formë huazimi në skuadër, nga Manchester United.
Ajo që ka bërë më shumë përshtyoje në këtë listë ishte dhe angazhimi I Ter Stegen. Lojtari I cili do të jetë jashtë fushe për një periudhë të gjatë për shkak të rikuperimit të tij është përfshirë në lsitën për të qenë në Champions. Ishte pikërisht portiere I cili shkaktoi një periudhë të gjatë shtyrjesh dhe pengesash për të vazhduar më tej me regjistrimin e lojtarëve të rrinj.

Hans Flick ka zgjedhur që në këtë sezon të Ligës së Kampioënve të përfshijë të gjitha prurjet e reja. Ai ka përfshirë pjesë të kësaj liste dhe Joan Garcia dhe Roni Bradghji. Në këtë mënyrë pritet që ekipi katalanas të jetë shumë më I plotë dhe I gatshëm për të vazhduar më tej në sezonin që kërkon të jetë dominues.
Synimi I katalanasve në këtë sezon nuk është vetëm një formë e mirë e tyre në La Liga por njëherësh kërkojnë të dominojnë dhe këtë kampionat. Sezoni I shkuar ishte konfirmues për ta në krye të La Ligës por tashmë kërkojnë që të kenë një formë mjaft të mirë dhe në daljet e tyre europiane. Skuadra ka dëshmuar se ka mundësi dhe përmes prurjeve që ka siguruar në ekip.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.