Barcelona drejt lëvizjes për të marrë yllin e Juventus

Barcelona drejt lëvizjes për të marrë yllin e Juventus

Barcelona shihet se është ende e investuar sa i përket vazhdimit të transferimeve. Merkato e verës e cila është mbyllur nuk e ka ndalur ekipin katalanas që të kërkojë më shumë prej synimeve të saj. Tashmë, radari i tyre është drejtuar në futbollin italian lër të siguruar shërbimin e Kenan Yildiz. Lojtari i juventus ka shfaqur mjaft interes oër ta dhe konsiderohet si një prej synimeve të tyre.

20 vjecari i cili shërben si sulmues krahu konsiderohet si objektiv i Laportës. Deco i cili kërkon të sjellë një përforcim për sulmin katalanas e ka konsideruar pikërisht si hyrjen e duhur në ekipin e tyre. Edhe pse ata do të kenë mundësi më tej që të aktivizojnë blerjen e Marcus Rashford nuk ndihen lirshëm të lehtësuar për sulmin e ekipit të tyre.

Barcelona drejt lëvizjes për të marrë yllin e Juventus
Barcelona drejt lëvizjes për të marrë yllin e Juventus

Lëvizje e cila është nxitur më tej dhe lrej lajmeve të ndryshme në lidhje me pozicionimin e Raphinës larg ekipit katalanas. I shënjestruar nga disa klube të mëdha mund të realizohet dhe lëvizja e tij jashtë klubit. Një lëvizje e cila nuk shihet si pengesë për ekipi por mund fë shërbejë më së miri për aspektin financiar të tyre. Lëvizja e cila mund të sjellë një arkë më të shendetshme për ta.

Turku ka një kontratë të vlefshme deri në 2029 me Juventus, ai ka treguar një lojë mes klasit dhe formës së tij fantastike. Kjo e ka shtyrë ekipin bardhezi që të kërkojë një rivlerësim të kontratës së tij. Por, vendosja e tij krah Jamal me një projekt të rëndësishëm nga Barcelona mund ta vendosë atë jashtë Serisë A.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.