Barcelona drejt një rekordi të rri për këtë vit

Barcelona ka mundur të marrë një tjetër fitore në La Liga, ajo arriti të mposhtë Real Sociedad me një rezultat 4-0, cka e bën që ekipi I drejtuar nfa Filck të mbajë kryesinë në La Liga. Me këtë fitore ata janë në vazhdën e serive të regjistruara gjatë këtij sezoni cka dëshmon për një Barcelonë e cila po rikrijon veten dhe pos jell gjithmonë një ekip elitar jo vetëm në këtë kompeticion.

Në 15 takimet e fundit në këtë vit ajo sapo regjistroi fitoren e tyre të 12 cka e bën ekipin që të jetë shumë më  predispozuar për të shkëlqyer më tej në këtë rrugëtim. Kundër Real Sociedad ata sapo regjistruan fitoren e tyre të gjashtë radhazi në La Liga. Me një seri prej katër golash ata e fituan të sigurt këtë përballje kur mundën që të kishin sigurinë në vazhdimin e kampionatit. Kjo seri plotësoi 71 golat e tyre deri në këtë moment të sezonit në La Liga, më tej në të gjitha kompeticionet ata regjistrojnë plot 124 gola.

Një ecuri kjo e cila spikat për katalanasit duke risjellë një ndër sezonet e tyre më të sukseshme atë të vitit 2015 ku mundën që të shënonin plot 76 gola në një total të tyre prej 26 ndeshjesh. Një sezon ku ata mundën që të fitonin titullin dhe të renditeshin në mënyrë të favorshme deri në fund të sezonit me një kundërshtar si Real Madrid që ka krijuar dy polet e La Ligës. Në këtë sezon ata janë duke kryesuar dhe vetëm me pesë pikë diferencë nga sezoni I sipër përmendur, tashmë qëllimi I tyre është të rigjejnë formën më të mirë për të shkëlqyer më tej në këtë kompeticion.