Barcelona e cila është duke kërkuar vazhdimisht një përforcim në ekip. Ata tashmë kanë synim krahun e majtë të sulmit. Mes emërave të ndryshëm duket se zgjedhja e tyre do të jetë pikërisht Nico Williams. Katalunasit kanë vendosur që të kompletojnë transferimin e tij nga Athletico Bilbao. Janë pikërisht mediat qe sjellin lajmin se ekipi i Barcelonës ka mundjr kështu që të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit. Pra, janë 58 milion euro në favor të Nico Williams për të aktivizuar lirimin e tij.
Ekipi mesa duket ka kaluar të gjitha pengesat ekonomike që e kishin ndalur këtë kalim. Ndoshta ekipi e ka kuptuar që është cilësuar tepër e nevojshme kjo duke sjellë një sulm shumë më kompetitiv sezonin e ardhshëm. Transferimi i tij duket se është zgjedhur mes emërit të Diaz dhe të Rashford. Spanjolli ka mundur të sigurojë një transferim këtë sezon. Dhe pse është lakuar shpesh për një tramsferim të tij dhe më herët.

Drejtuesit e Barcelonës pritet të zhvillojnë një seri bisedimesh me agjentët e tij. Një sezon mjaft i mirë i tij ku ka mundur të shënojë 11 gola në 45 daljet e tij. Kjo e ka vendosur më të sigurt në këtë kalim dhe pse tentativa ka qenë dhe një sezon më herët. Kalimi i tij duket se do të plotësojë një dyshe e cila në ndeshjet kombëtare të Spanjës kanë pasur një kimi mjaft të mirë. Bëhët fjalë për Yamal i cili ka një kimi në fushë me Williams. Kjo do të ndihmojë më tej sulmin e ekipit të jetë në gjendje më të mirë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.