Denzel Dumfries I cili ishte vendosur si një objektiv real dhe kryesor në ekipin katalanas nuk ka mundur që të finalizojë këtë transferim. Është pikërisht ekipi I Barcelonës I cili së fundmi është tërhequr nga një transferim I rëndësishëm për lojtarin e saj. Edhe pse më herët holandezi është konsideruar si një pikë mjaft e rëndësishme për përforcimin e ekipit një lëvizje e tillë nuk ka ndodhur.
Krahu I djathtë I mbrojtjes do të duhet të përforcohet me një tjetër prurje dhe kjo është e mundur në rrugëtimin që ata do të ndërmarrin. Duke qenë se data 1 gusht ishte dhe afati I fundit në transferimin e tij nuk ka mundur ta finalizojë atë. Pikërisht, shuma prej 25 milion euro e cila nuk do të linte vend për negociata nuk është realizuar.

Me këtë afat drejt përfundimit cdo klub që do të duhet të hyjë në negociata me Inter do të duhet të përgatitet për një shumë më të lartë. Është pikërisht një lëvizje e cila është ndërmarrë për të sjellë një largim sa më të mundur të Dumfries.
Por, mesa duket kjo nuk do e vendosë Barcelonën në një tjetër kërkim. Duke qenë se është bërë e qartë se Hans Flick është totalisht I lumtur me të gjitha opsionet e tij. Njëherësh dhe drejtuesit e ekipit që janë shprehur tepër optimist për kalimet që kanë mundur të sigurojnë. Në krahun tjetër mbrojtësi 29 vjecar do të jetë I lidhur me Inter në vazhdim për një periudhë deri në 2028.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.