Barcelona e qartë në kalimet që do të kryejë

Barcelona e qartë në kalimet që do të kryejë

Barcelona duket se është e qartë në transferimet që dëshiron të kryejë në këtë sezon. Katalanasit dëshirojnë të sigurojnë nënshkrimin e Joan Garcia dhe Luis Diaz. Ata shihen pikërisht si shtulla e Flick për të synuar në sezonin e ardhshëm.

Deco më herët ka theksuar se e gjithë vëmendja e tyre është përqëndruar në këtë lëvizje. Klubi ka në buxhetin e tyre një shumë prej 105 milion euro për të finalizuar këto transferta. Është pikërisht shumë e cila 80 milion euro do të shkojë lër të siguruar Diaz nga Liverpool. Ndërsa pjesa prej 25 milion do të shërbejë për afrimin e portierit të Espanyol.

Barcelona e qartë në kalimet që do të kryejë
Barcelona e qartë në kalimet që do të kryejë

Afrimi i Diaz do të shërbejë më tej për forcimin e mëtejshëm të krahut të majtë të sulmit. Një lojtar i cili është provuar për të sjellë një eksperiencë. Qëndrueshmëria dhe garancia në këtë shërbim është ajo që kondiserohet tepër e rëndësishme prej Barcës. Shpejtësia e tij, shkathtësia e driblimeve dhe përvoja e tij ndërkombëtare është vendosur në plan të parë për afrimin e tij. Karakteristika dhe stili i lojës që shihen si të favorshme për t’u bashkuar më tej me ekipin katalunas.

Megjithatë vlera e tij prej 80 milion euro nuk pritet se do të lëshohet lehtë prej Liverpool. Të kuqtë e shohin si të rëndësishëm në ekipin e tyre. Kjo do të sjellë një kalim i cili nuk mendohet se do të jetë i thjeshtë. Portieri në krahun tjetër shihet si opsion i menjëhershëm në ndërhyrje. Ku do të synohet një përmirësim i nevojshëm.