Barcelona duket se ka vendosur një vijë të kueqe sa I përket skuadrave që janë interesuar për afrimin e Raphina. Drejtues të ekipit duket se kanë qenë mjaft të qartë duke sjellë kështu një vendosmëri sa I përket qëndrimit të lojtarit në ekip. Sipas tyre është theksuar qartësisht se lojtari nuk është në shitje.
Ditët e fundit ka qenë dhe vetë braziliani I cili ka mohuar të gjitha zërat e ndryshëm që e lidhinin me një transferim. Lajmet se ai do të ishte pjesë e futbollit arab janë mohuar tërësisht prej tij cka ka sjellë kështu dhe një vendosje shumë më të qartë të drejtuesëve të klubit. Tashmë, ata janë të bindur se me sigurimin dhe të pëlqimit të Brazilianit të paraqesin një projekt shumë më afatgjatë.

Flick e ka konsideruar Raphinën si një pjesë mjaft të rëndësishëm të projektit të tij të ardhshëm. 28 vjecari ka mundur të sigurojë kontratën e tij deri në 2028 dhe kjo e bën që të shihet më tej si një lojtar I pazvendësueshëm. Ka qenë dhe vetë lojtari I cili ka ofruar besimin e këtij projekti duke refuzuar njëherësh disa oferta mjaft të rëndësishme për të ardhmen e tij.
Përkushtimi I tij, menatliteti dhe etika e tij në punë e kanë shndëruar padyshim në një pikë mjaft të rëndësishme për qëndrimin e tij në klubin katalanas. Raphinha duket se ka si qëllim të tij të udhëheqë më tej klubin drejt trofenjëve të rinj dhe të mund të sigurojë kështu një tjetër pozitë në ekip.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.