Barcelona e vendosur për qëndrimin e Araujos

Barcelona e vendosur për qëndrimin e Araujos

Barcelona duket se e ka marrë vendimin e saj në lidhje me Ronald Araujon në lidhje me qëndrimin në ekipin katalunas. Flick e konsideron si një pjesë të rëndësishme të ekipit të tyre ku kërkon qëndrimin dhe për një sezon. 26 vjecari është cilësuar si një pikë e rëndësishme dhe pjesë e projektit të ardhshëm që shtë duke ndërtuar ekipi. Deco ndan të njejtën mendim për lojtarin duke kërkuar që të jetë ende pjesë e Barcelonës.

Në ekip nuk shihet aspak kundër mendimit të mbështetësve të Barcelonës se Araujo nuk ishte në sezonin më të mirë në Barcelona. Kjo për shkak të vështirësive të shkaktuara nga dëmtimet e ndryshme që kishte pësuar mbrojtësi. Pavarësisht se ka pasur një interesim real ndaj tij. Ku ka qenë në kërkesën e një seri klubesh, Barcelona ka vendosur që ai do të jetë pjesë e ekipit të tyre. Klubi që gjatë janarit zgjodhi që të rinovojë kontratën e tij me shpejtësi. Kjo si një mënyrë për të ruajtur një stabilitet në mbrojtje.

Barcelona e vendosur për qëndrimin e Araujos
Barcelona e vendosur për qëndrimin e Araujos

Në marveshjen e re që ka ndërmarë, përfshihet një klauzolë lirimi e cila është e vlefshme deri në gjysmën e parë të korikut. Ekipi kërkon përkatësisht 60 milion euro për shërbimin e tij. Pavarësisht se Barcelona nuk ka dëshirë që ta largojë atë. Të njejtën dëshirë ka shprehur dhe lojtari që e sheh si pjesë të së ardhmes qëndrimin e tij.

Barcelona në ndërtimin e ekipit të së ardhmes e sheh si një pjesë të rëndësishme qartësimin e mbrojtjes. Lëvizje e parë kjo me shumë rëndësi lrej Flick.