Barcelona, forcon në tej ekipin e saj me kontrata për tre

Barcelona, forcon në tej ekipin e saj me kontrata për tre prej tyre

Eric Garcia, Frenkie De Jong dhe Wojciech Szczesny janë pikërisht emërat që shihen si të mundur për një rinovim. Janë pikërisht këta lojtarë që shihen si pikë tepër e rëndësishme për të ardhmen e ekipit. Cënimi I tyre vjen duke qenë se kontratat e tyre ishin drejt përfundimit duke përcaktuar kështu një zgjatje të mëtejshme të tyre.

Eric Garcia dhe Frenkie De Jong kanë kontrata të cilat përfundojnë në verën e vitit 2026. Por, katalanasit duke vlerësuar formën dhe rëndësinë e tyre në ekip I shohin si tepër të rëndësishëm për të qenë pjesë e së ardhmes. Struktura e ekipit shihet si e plotësuar më këtë dyshe, ndaj ata synojnë që të kenë pjesë të strukturës së tyre.

Garcia me një rol të rëndësishëm në mbrojtje ka mundur që të shërbejë atje, ndërsa De Jong ka një rol kyc në mesfushë. Szczesny, është bashkuar me ekipin më vonë, ai ka nënshkruar në tetor 2024. Afrimi I tij është bërë mes dhjetra pikëpyetjesh në këtë afrim. Por, atij I është besuar porta në shumë momente decizive. Kjo shihet si një mundësi tepër e mirë që ai të ketë dhe një zgjatje të kontratës në vazhdim.

Barcelona, forcon në tej ekipin e saj me kontrata për tre prej tyre
Barcelona, forcon në tej ekipin e saj me kontrata për tre prej tyre

Pikërisht, në këtë moment ata kërkojnë që të rinovojnë këto kontrata për të krijuar një ekip I cili është shumë më I qëndrueshëm në të ardhmen. Synimi I tyre është të jenë të gatshëm për sezonin I cili është duke ardhur. Kjo, e bën që synimi I ekipit të jetë I përqëndruar në pika të tjera ku ekipi ka nevojë të përmirësohet.