Ronald Araujo, Marc Casado dhe Andreas Christensen është treshja e Barcelonës e cila është aluduar se gjatë verës mund të zhvendoset nga klubi katalanas. Mediat kanë bërë publike një artikull ditën e sotme ku është raportuar se gjatë verës, Barca do të ketë disa largime. Janë piëkrisht këto tre emra të cilat janë konsideruar si largime mjaft të rëndësishme nga klubi katalanas.
Araujo është një prej emrave I cili është përfolur. Uruguajani dhe pse nënshkroi një kontratë në dimrin e shkuar, cka e bënte pjesë të ekipit për një afat më të gjatë, mund të jetë larg skuadrës. Me një formë aspak të qëndrueshme dhe shpesh herë I kritikuar në daljet e tij është vendosur përballë një mundësie për të qenë larg skuadrës. Pavarësisht kësaj mbështetja nga klubi ka qenë vazhdimisht duke e mbajtur si një pjesë të rëndësishme në skuadër.

Marc Casado është një tjetër emër I cili në këtë sezon ka pasur një formë jo të qëndrueshme. Dhe pse në daljet e sezoni të shkuar nuk është konsideruar aspak I tillë. Mesfushori me karakter mbrojtësi është një figurë mjaft e rëndësishme në ekip. Mirë po nën një frymë ndryshimi është duke u aluduar se mund të ketë disa lëvizje mjaft të rëndësishme në skuadër.
Andreas Christensen është një tjetër lojtar I cili ka luftuar për të gjetur më shumë qëndrueshmëri. Por, mesa duket ka qenë një mision pak I vështirë për 29 vjecarin danez që të gjejë një formë të tillë. I vendosur në këtë pozitë është konsideruar si një opsion që mund të zhvendoset larg skuadrës.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.