Tashmë, Barcelona ka konfirmuar se kontrata me yllin e saj 17 vjecar është e zyrtarizuar. Ai do të jetë pjesë e ekipit me një kontratë të vlefshme deri në 2031. Lamine Yamal është shndëruar në një ndër yjet e ekipit pas performancës së tij në këtë sezon. Vetëm 17 vjec ai është besuar nga drejtuesi Hans Flick për të qenë pjesë e ekipit dhe për të mbajtur një rol titullar.
Shpesh krahasimet janë bërë mes tij dhe yjeve të futbollit si Messi dhe Ronaldo. Vetëm 16 vjec kur ishte pjesë e përfaësueses Spanjolle në Euro 2024, ai mundi që të diferencohej me lojën e tij. Jo vetëm kaq por në këtë sezon ka treguar se është në gjendje që të renditet në më të mirët në fushën e lojës. statistikat tregojnë se ai ka lënë shumë mbrapa dy yjet e sotëm të futbollit. Duke pasur plot 100 ndeshje që është angazhuar në mënyrë profesionle dhe një seri golash të shënuar.

Ndaj Barcelona e konsideron si një pjesë tepër të rëndësishme për të qenë pjesë e ekipit në vazhdim. Ndaj tij është bërë një kontratë tepër bujare duke ofruar një fitim vjetor prej 15 milion euro. Fitim I cili pas taksimit do të sjellë një shumë prej 8 milion eurosh për të. Në rast se Yamal do të jetë fitues I Topit të Artë ai do të jetë gjithashtu I predispozuar ndaj një bonusi të vendosur nga ekipi. Janë pikërisht të gjitha këtko klauzola që do e shndërojnë në një ndër lojtarët që pritet të jetë më I paguari.