Barcelona me një blerje të frikshme prej 75 milion dollarë

Barcelona me një blerje të frikshme prej 75 milion dollarë

Në një trend historik barcelona do të kërkojë të bëjë një blerje të radhës e cila i përket një shifre të frikshme. Njësoj si në sezonin e kaluar iberikët kërkojnë që të forcojnë më tej formën e ekipit me një blerje e cila do të shërbejë për një repart sulmi më të fuqishëm, më saktësisht për krahun e djathtë të sulmit.

Flick sipas drejtorit sportiv Decko përvec se Raphinhas në këtë sezon nuk ka pasur shumë mundësi ndrimesh në atë sektor ku e cilëson si të nevojshme një përforcim krahu.

Dhe për këtë katalanasit e kanë një emër gati që e kërkojnë në ekipin e tyre, Luiz Diaz, sulmuesi i Liverpool.

Angelezët nuk kanë nxjerë në shitje sulmuesin e Premier Ligës por nëse e shohin si mundësi që të ndodhë kërkojnë një shumë e cilq pritet të jetë 70 milion dollarë. Pavarësisht situatës financiare jo të mirë gjatë sezonit dhe një krize në klub duket se katalanasit janë të gatshëm të paguajnë për shifrën e kërkuar nga Liverpool. Të mundur e shohin këtë shkëmbim duke qenë se janë në tratativa për shitjen e disa prej lojtarëve të ekipit të cilët mund të rrisin të ardhurat në arkë që të shërbejnë për këtë transfertë.

Deri më tani nuk ka një konfirmim por shihet si një mundësi për afrimin e tij duke qenë, Liverpool e konsideron të mundur shitjen e Diaz nëse në klub afrohet një ofertë e tillë.

Me interes pritet merkato se si do të bëjë të mundur Barcelona forcimin e këtij reparti dhe nëse do të jetë Diaz pjesë e marveshjes apo kriza në ekip do të bëjë një zgjedhje alternative duke vlerësuar mundësi të tjera.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.