Barcelona është në rrugën e saj drejt një transferimi të rëndësishëm. Qëllimi I tyre mesa duket është që të afrojnë sulmuesin e Athletico Club. Bëhët fjalë për lojtarin e tyre Nico Williams. Mediat e ndryshme hedhin më shumë dritë në lidhje me këtë transferim të mundshëm të tij. Mesa duket në listën që kërkon Barca për përmirësëim është dhe sulmuesi spanjoll. Ofertat ndaj tij kanë qenë të shumta dhe në merkaton e shkuar por ka qenë pikërisht zgjedhja e të rriut për të qëndruar në Athletico.
Duket se nuk është thjeshtë dëshirë por një objektiv real që e afron atë më shumë me ekipin. Javët e ardhëshme pikërisht do të jenë vendimtare për të synuar marveshjen që do të arrihet me të. Është një njoftim pikërisht pas një periudhe ku ishte cilësuar se ai nuk do të ishte më në listën e klubit. Mirë po mesa duket në ekip është rikthyer përsëri interesi për të atentuar dhe një herë në këtë afrim që cilësohet si I rëndësishëm.

Tashmë, ekipi është duke hasur disa vështirësi financiare. Por, kjo nuk pritet ta bëjë të vështirë kalimin e yllit në ekip. Duke qenë se ai ka një klauzolë lirimi prej 58 milion euro e cila konsiderohet e përballueshme deri më tani. Më herët është vlerësuar se kalimi I tij do të sillte një lojë ikonike me yllin e ekipit Yamal. I cili është I njohur me Williams dhe me kiminë që ata kanë shfaqur më herët me njëri tjetërin.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.