La Liga në këtë javë përfundoi zhiron e saj të tretë dhe është ndalur nga një barazim 1-1 në udhëtimin e saj. Në një përballje e cila u zhvillua mes tepër rasteve dhe mundësive të ndryshme në udhëtimin e saj te Rayo Vallecano. Mesa duket prurja e tyre në portë e cila solli dhe një seri shqetësimesh në ekip, Joan Garcia bëri lëvizjen e duhur. Ishin pikërisht vendasit që kishin mundësi në minutën e 13 për të kaluar në avantazh por u ndalën nga Garcia.
Katalanasit në pjesën e parë në minutën e 40 patën mundësi që të kalonin në epërsi. Ishte piëkrisht një përballje ku Yamal në pikën e 11 metërshit arriti të realizojë. Edhe pse në miutat e fundit të kësaj pjese ata kishin dhe një mundësi për të shënuar. Dani Olmo nuk mundi të cojë topin në rrjetë dhe kështu arriti të shpërdorojë një prej rasteve më të mira të krijuar në fushën e lojës.

Pjesa e dytë rezervoi supriza për ekipin katalanas, Fran Perez në minutën e 67 arrin të barazojë shifrat duke shërbyer si një kërcënim për barcelonën. Kjo do të mjaftonte që ekipi vendas të ishte më kërkues dhe të vazhdonte një presion për të arritur objektivin e tyre. Rayo Vallecano kishte njëherësh dhe dy gola të anuluar në këtë sfidë për shkak të pozicionimit jashtë loje. Ishte një prej sfidave që e vendos Barcelonën kështu jashtë kreut dhe tregon se Rayo Vallecano do të jetë I gatshëm për të treguar një formë mjaft të mirë në këtë sezon.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.