Barcelona në kërkim të kryesisë, triumfon sërish

Barcelona në kërkim të kryesisë, triumfon sërish

Barcelona ka mundur të sigurojë një fitore bindëse në shtëpi, përballë Getafes. Në kuadër të xhiros së pestë në La Liga ata mundën të mposhtin Getafen në shtëpi për të shkuar më tej në një fitore të rëndësishme. Me një paraqitje fantastike ata mund të vazhdonin më tej me një rezultat 3-0. Kjo tregon se qëllimi I tyre në La Liga është I qartë. Katalanasit me këtë fitore janë vendosur më afër Real Madrid.

Flick I cili dhe në këtë dalje dëshmoi se do I qëndrojë tepër strikt rregullave të disipilnës. Ajo që u pa në fillim të ndeshjes ishte pikërisht një mungesë, e cila kish ndodhur për shkak të vonesës në stërvitje. Marcus Rashford nuk u fut në formacionin titullar, duke kujtuar kështu një rregull të rëndësishëm. I njejti ndëshkim I cili u ndoq dhe për Raphinën gjatë javës së kaluar.

Barcelona në kërkim të kryesisë, triumfon sërish
Barcelona në kërkim të kryesisë, triumfon sërish

Barcelona që në fillim të ndeshjes dukej që ishte kërkuese dhe vazhdoi më tej për të kërkuar një rezultat të favorshëm. Ekipi në minutën e 15 arriti të kalojë në avantazh me një gol të realizuar nga Torres. I cili arriti të shërbejë më së miri pas një asistimi tepër të saktë nga Olmos. Ajo që u diktua në këtë ndeshje ishte forma mjaft e mirë e Torres. Raphina I cili e vendosi në mënyrë tepër të sigurt përballë me portierin, e lejoi që ai të kalojë në epërsi përsëri, në minutën e 34.

Barcelona arriti të sigurojë fitoren e saj me një gol të Dani Olmos I cili erdhi në minutën e 62, Rashford I cili u angazhua në lojë arriti të bëjë asisin e këtij goli të shënuar. Me tre gola ajo arriti të mbyllë dhe rezultatin e kësaj ndeshje.