Barcelona në kërkim të një portieri të rri

Barcelona në kërkim të një portieri të rri

Kontrata në tavolinë e Wojciech Szczesny, ende nuk e ka marrë një përgjigje. Është pikërisht nje vendim i cili i takon polakut për të vendosur. Pasi që interesi i Barcelonës është që ai të vazhdojë më gjatë eksperiencën e tij në klubin katalanas. I thirur vetëm për të qenë pjesë e ekipit deri në fundin e sezonit ai tashmë vazhdon të shihet si opsion i së ardhmes. Drejtuesit e ekipit kanë përzgjedhur që të qëndrojnë më tej me pjesmarrjen e tij në ekip. Ka qenë një rinovim kontrate e cila nuk është se ka sjellë një përgjigje prej tij.

Në këtë mënyrë kërkimi i ekipir ka vazhduar për të siguruar më tej ekipin. Qëllimi i tyre do të jetë portieri duke qenë se siguria në portieri aktual nuk është e qarte. Emiliano Martinez shihet si opsion i cili mund të shtojë interesin e ekipit. E ardhmja e Martinez në Aston Villa nuk është e sigurt, ndaj ata kërkojnë që të afrojnë atë pranë duke synuar kështu një forcim të domosdoshëm.

Barcelona në kërkim të një portieri të rri
Barcelona në kërkim të një portieri të rri

Argjentinasi mund të largohet në këtë sezon duke hapur kështu mundësitë e një transferimi të mundshëm. Barcelona është një ndër ekipet që është më i interesuar për të kryher këtë transferim duke kërkuar vazhdimisht të ketë një ndryshim në portë. Janë pikërisht cilësitë, eksperienca dhe forma e tij që shihen si opsioni më i mirë në këtë afrim.

Nuk është vetëm forma e tij në klub por gjithashtu i cilësuar si shpëtimtar i portës në Kupën e Botës 2022 për argjentinën, shndërohet si qëllim kryesor i tyre.