Barcelona në listën e dëshirave, tre yje të Dortmund

Barcelona në listën e dëshirave, tre yje të Dortmund

Katalanasit janë duke u përgatitur për një seri përforcimesh në ekip. Reparti I sulmit dhe mbrojtja janë duke u konsideruar pikërisht si dy opsione që do të kenë nevojë për përforcimin e mëtejshëm në ekip. Mesa duket tre janë objektivat e tyre dhe janë pikasur prej Borussia Dortmund për të sjellë kështu një tjetër frymë në ekip.

Nico Schlotterbeck është emëri I parë që do të shërbejë si përforcim në skuadër. Mbrojtësi gjerman dhe pse me një kontarët e cila përfundon në vitin 2027 është duke shqyrtuar një mundësi largimi. Mediat e ndryshme gjermane kanë bërë të ditur disa opsione të ndryshme për transferimin e saj ndër të cilat përfshihet dhe Barcelona.

Barcelona në listën e dëshirave, tre yje të Dortmund
Barcelona në listën e dëshirave, tre yje të Dortmund

Flick duket se ka besimin maksimal për mbrojtësin duke qenë se ka pasur dhe më herët nën shërbimin e tij ku drejtonte Gjermaninë. Në krahun tjetër është Dortmund I cili duket se nuk do ta lëshojë lojtarin gjatë periudhës së janarit. Karim Adeyemi është tjetër lojtar I cili ka një kontratë e cila përfundon në verën e 2027.

Shërbimi I tij është konsideruar si hallkë mjaft e rëndësishme për sulmin e skuadrës. Dhe pse rivaliteti për shërbimin e tij do të jetë më I madh. Janë një seri ekipesh që janë vendosur pas tij duke e konsideruar si një përforcim mjaft të nevojshëm. Serhou Guirassy, është tjetër lojtar I cili kërkon largimin e tij nga Dortmund këtë verë. Lojtari është vendosur nën një klauzolë lirimi prej 50 milion euro dhe mund të shërbejë mjaft mirë në listën e Flick.