Ndeshja e parë gjysmëfinale për Barcelonën e cila priti në shtëpi Inter. Përballja e cila I con ekipet në finale të UEFA Champions League u nda pa një triumfues në këtë sfidë. Lojë nga të dy kampet ku secili prej tyre kërkonte që të triumfonte dhe të merrtë një fitore. Dukshëm kërkesa e tyre për tiurmf u pa në presionin e ushtruar gjatë lojës. një spektakël golash u zhvillua në sfidën e tyre të parë.
Udhëtimi I Inter nuk pritej të ishte shumë I thjeshtë në gadishullin iberik, por zikaltërit treguan të kundërtën. Ata hapën këtë sfidë me një gol tepër të shpetë, pas 33 sekondash lojë Marcus Thuram. Duke shënuar kështu golin më të shpejtë në një gjysmëfinale Championsi. Pas këtij goli duket se ekipi ishte më shumë kërkues duke vazhduar presionin. Në minutën e 21 ata arrijnë të kalojnë sfidën në avantazh, Dumfries ishte ai që arrin të shënojë.

Një gëzim avantazhi me dy gola për Inter I cili zgjati vetëm katër minuta. Yamal arrin të gjejë golin e parë për ekipin katalasnas. Me një triblim I vetëm arrin të penetrojë në zonë për të shënuar. Ferran Torres, arrin të gjejë rjetën përsëri pas dy tentimeve të mëhershme në minutën e 38. Pjesa e parë u mbyll me një barazim mes ekipeve.
Rikthimi I tyre ishte premtues, por ishte pikërisht Inter i cili arriti të shënojë duke e kaluar sfidën në avantazh. Epërsi duke e cuar me Dufirmes epërsinë e lojës në avantazh. Avantazh I cili zgjati vetëm një minutë ku Raphina e detyron Sommerin që të kryejë një autogol. Ndeshja e parë mes tyre u mbyll me një barazim 3-3.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.