Barcelona e cila është duke kërkuar afrime të reja në klub është duke u përballur gjithashtu dhe me faktin e mungesës së regjistrimit. Ekipi është duke kaluar një kolapas ku për shkak të rregullave të La Ligës ka detyrimin që do të duhet të ketë dhe një largim nga klubi. Marcus Rashford duket larg kalimit të tij në ekipi katalanas nëse është e pamundur të ketë një largim nga klubi.
Ekipi deri më tani ka dakortësuar për disa ikje nga klubi ku përfshihen: Alex Valle, Ansu Fati dhe Pablo Torre. Por, në këtë mënyrë do të jetë e nevojshme për një tjetër emër që të ketë mundësi për kalime të reja në ekip. Katalanasit do të duhet të kenë dhe më shumë hapësirë sa I përket buxhetit që do të duhet të kenë të favorshëm në ekip. Ndaj dhe kanë ndërmarë një seri kandidatësh për shitje.

Pau Victor është një ndër emrat që është bashkuar listës që do të jetë larg ekipit. Një emër I cili konsiderohet si një ndër më të favorshmit për të arritur një marveshje. Valencia është klubi që ka shprehur interes për të marrë shërbimin e tij. 23 vjecari duket se është shumë pranë largimit duke qenë se është dhe një ofertë që po përgatitet për të.
Zërat e ndryshëm bëjnë me dije se është duke u konsideruar nga Valencia një formë huazimi për lojtarin. Megjithëse nuk është konfirmuar ende në ofertën që do të paraqesë në Barcelona. Deco në krahun tjetër ka mbështetur dhe e ka vlerësuar vetëm shitjen e lojtarit.