Barcelona përballë Real Madrid në Gjykatë

Barcelona përballë Real Madrid në Gjykatë

Real Madrid duket se është bashkuar zyrtarisht procedimeve gjyqësore kundër Barcelonës. Një proces i cili ka nisur në lidhje me akuzat e ndryshme sa i përket pagesave ndaj ish zyrtarit të arbitrimit Jose Maria Enriquez Negreira. Një lëvizje e cila është konfirmuar këtë të premte, cka i lejon Madrilenëve që të marrin pjësë aktive në gjyq. Ajo që është duke u shqyrtuar është pikërisht një shumë prej 7.3 milion euro nga Barcelona në 17 vite.

Barcelona përballë Real Madrid në Gjykatë
Barcelona përballë Real Madrid në Gjykatë

Perez në disa dalje të tij ka theksuar se do të ishte vazhimisht në ndjekje të këtij procesi. Cka dëshmon se bindja e tij ishte për një shkelje. Një cështje e cila pritet të ketë mjaft ndikim nëse vërtetohet së ka pasur pagesa të tilla. Laporta po ashtu në dëshimë e tij ka përfshirë se ka pasur pagesa të ndryshme në drëjtimin të djalit të Negreirës. Pagesa që kanë të bëjnë më përgatitjen e raporteve të papublikuara të cilat kanë qenë të financuar vecmas. Mënyrë kjo që e ka bërë Barcelonën të fshehë kështu transaksionet.

Sipas këtij deklarimi ata kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat sa i përket dyshimit të parë. Duke e bërë të qartë se kanë të bëjnë me raporte të cilat nuk janë bërë kurrë publike. Këto zhvillime ligjore të cilat kanë qenë tepër të tensionuara kanë ngjallur në tej mjaft mardhënie të tensionuara përballë tyre. Proces i cili pritët të zgjasë dhe të nxjerë në pah kështu të vërtetën në lidhje me këto fakte.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.