Barcelona, ka hapur frontin e saj të largimeve në këtë verë, skuadra e cila kërkon të regjistrojë afrimet e reja. E ka konsideruar si një veprim të domosdoshëm për të pasur një seri largimesh. Së fundmi ekipi ka mundur të nënshkrujaë me Marcus Rashford I cili është bërë pjesë e skuadrës. Klubi, në këtë mënyrë është në një urgjencë sa I përket kërkesës së tyre për të sjellë një balancë në financat dhe në regjistrimin e lojtarëve të rinj.
Kështu, që klubi katalanas ka përpiluar një listë sa I përket largimeve të mundshme. Marc Bernal është një prej emrave I cili është vendosur në këtë listë. Mesfushori I rri I cili është rikthyer pas një periudhe rikuperimi tashmë është I gatshëm për sezonin e rri. Por, mesa duket vendosja e tij mund të jetë jashtë skuadrës spanjolle.

Roma, e ka konsideruar mesfushorin e rri si një opsion të duhur sa I përket përforcimit të ekipit. Deri më tani ai është konsideruar si një emër mjaft I duhur për të qenë pjesë e kryeqytetasve. 18 vjecari nuk është se ka qenë vetëm në listën e italianëve për t’u afruar. Njëherësh Real Betis e ka konsideruar si një mundësi për të forcuar ekipin e tyre.
Barcelona është shprehur mëse e gatshme që të kryejë këtë largim, duke I vendosur një cmim prej 10 milion euro. Klubet e interesuara mund të kenë negociata për të siguruar shërbimin e tij. Klubi katalanas ka vendosur një kusht të vetëm sa I përket mundësisë së tij për t’u riblerë në krye të dy viteve. Është një kusht që Barcelona do të dëshironte ta ushtronte.