Frocimi I sulmit është vendosur si një ndër objektivat më të rëndësishëm për Barcelonën. Ekipi e sheh të nevojshëm që një ndryshim në repartin ofensiv është një detyrë e rëndësishme. Rrjedh njëherësh dhe prej një largimi mjaft të rëndësishëm që është duke u diskutuar, Robert Lewandowski mund të zhvendoset nga skuadra.
Ndaj dhe nën vorbullën e kësaj lëvizje është duke u diskutuar oër një transferim të rëndësishëm që mund të lindë gjatë kësaj vere. Objektiv I sulmit të tyre është vendosur Serhu Guirassy, 29 vjecari I cili luan me Bourissia Dortmund. Lojtari që ka bërë për vete ekipin është një prej tyre I cili nuk cmohet vetëm prej formës së tij mjaft të mirë fizike.

Njëherësh ai ka mundur të vendoset në skuadër me një seri prej 44 golash në 62 ndeshje të zhvilluara me Dortmund. Është pikërisht kjo përvojë e tij që I lejon skuadrës të mendojë për një afrim të tillë. Avantazh në këtë kalim shihet po ashtu dhe kontrata e tij e lirimit e cila është vetëm 50 milion. Mënyrë kjo për të bërë të mundur transferimin e tij.
Etta Eyong është një tjetër opsion I cili është konsideruar I mundur për transferim. Lojtari 22 vjecar shihet si një pengesë më e vogël sa I përket financës, dhe pse deri më tani ka mundur të shënojë vetëm gjashtë gola. Angazhimi I tij është me Levanten deri në 2029, cka e bën ekipin katalanas të përforcohet me një lojtar prej La Ligës. Deri më tani ende nuk janë konfirmuar lëvizjet që ata mund të ndërmarin.



