Tre prej lojtarëve të cilët janë duke punuar më shumë për një rikthim janë Alejandro Balde, Robert Leëandoëski dhe Marc Casado. Intensivisht ata në fazën stërvitore po punojnë për të qenë në sfidën përballë Real Madrid. Rikuperimi I tyre duket I mundshëm dhe mund të kemi një kthim të shpejtë të tyre në fushën e lojës.
Blade shihet se ka një ecuri mjaft të mirë dhe një ecuri ku ka treguar se mund të ketë një rikthim në fushën e blertë. Një dëmtim në kofshë e la atë jashtë fushe për një periudhë të gjatë. Por, mesa duket për këtë ndeshje do të jetë në gjendje të përfaqësojë fanellën e tij. Kushtet e tij janë optimale dhe ai shikon mundësinë e një rikthimi të mundshëm në formacionin titullar. Është Hasn Flick I cili do të duhet të bëjë vlerësimin nëse mund ta ofrojë këtë vend ose jo.

Casado, I cili duket se po lë pas dëmtimin e tij në gjy është duke u bërë gati për të qenë pjesë e fushës së lojës. I janë dashur plotësisht dy muaj që mesfushori të shikojë mundësinë e një rikthimi në fushë. Kjo mendohet se është ndeshja e parë që ai është I disponueshëm, drejtuesi gjerman do të marrë një vendim në lidhje me këtë.
Levandovski vjen pas dy përfaqësimesh të shkurtëra në Champions League. Ai tashmë është totalisht I mundur për të marrë pjesë në fushën e lojës me kohë të plotë. I etur për të bërë këtë përballje dhe të arrijnë të sigurojnë një triumf përballë kësaj ndeshje të rëndësishme.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.