Barcelona qartëson përballjen me Osasunën

Barcelona qartëson përballjen me Osasunën

Kërkesa e klubit katalanas është që të gjejnë një mundësi që ndeshja me Osasunën të luhet sa më shpejt të jetë e mundur. Katalanasit do të kërkojnë që të njohin formën e tyre dhe do të duan që këtë ta bëjnë më shpejt duke njohur rivalin e tyre Osasuna.

Përballja e cila ishte planifikuar të luhej në fundjavë si një masë nxemje për ta para takimit të UEFA Champions League ku do të ndeshet me Benfikën nuk u zhvillua për shkak të vdekjes së papritur të doktroit të ekipit katalanas.

Përballja pritet të zhvillohet pikërisht pas pushimit ndërkombëtar, një pushim i cili zhvillohet për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare që do të luhen për kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Pushim i cili përcaktohet të jetë në harkun kohor 17 mars deri në 25 mars.

Sfida pritet të luhet në 27 mars, një datë kjo e cila është vetëm disa ditë para zhvillimit të ndeshjes zyrëtare pas pusbimit të Marsit.

Një periudhë e ngjeshur kjo për katalanasit ku pritet të zhvillohen dy ndeshje në hapësirën e katër ditëve, një ngarkesë e cila mund të ndikojë në formën e ekipit. Pasi që do të duhet të jenë në formë të mirë dhe për kompeticionin që ata e konsiderojnë të rëndësishëm Champions, njëherësh do të duhet që të ruajnë kryesinë e La Ligës, pasi që janë duke drejtuar me pikë të barabarta me vendin e dytë Real Madrid. Kërkesa e tyre në lidhje me përballjen është gjithashtu për të qartësuar se si do të gjenden duke qenë se kanë një seri prej pesë ndeshjesh që janë me fitore në La Liga.