Barcelona ende nuk është duke pranuar humbjen e saj. Pas një sfide të vështirë ekipi ende nuk ka mundur që të pranojë rezultatin e saj negativ në dy ndeshjet gjysmëfianle. E vendosur përballë Inter ajo nuk ja doli që të shkojë më tej duke prekur finalet. Një rezultat nga i cili ekipi ende kërkon që të ndryshojë të ardhmen e tij.
Barcelona humbi me një rezultat të përgjithshëm 7-6, në një sfidë ku u shënuan dhe solli mjaft emocione. Lojë e cila nga të dy ekipet ishte kërkuese dhe kishin mundësinë për të sjellë një formë mjaft të mirë. Por, pas eleminimit ekipi katalanas nuk është se e sheh vetëm si faktor lojë humbjen e tyre. Ata drejtojnë gishtin dhe drejt arbitrit polak. Szymon Marcinak i cili ishte në krye të drejtimit të kësaj ndeshje është akuzuar prej lojtarëve të barcelonës.

Është pikërisht trajneri flick dhe një seri lojtarësh të cilët kanë ngritur një akuzë sa i përket vendimeve të marra prej tij. Ata kanë theksuar se vendimet ishin të një anëshme nga ana e arbitërit duke bërë favorizime të zikaltërve. Janë pikërisht deklaratat e tyre që e kanë cënuar arbitërin i cili drejtoj këtë ndeshje.
Reagimi i tij ka ardhur gjithashtu në një prej mediumeve më të mëdha sportive. Kjo i ka shtyrë që ai të tregojë se nuk ka asnjë favorizim për këtë pjesë. E gjithë loja është drejtuar në formën më të mirë. Gjithashtu, dhe goli i tretë i cili është më i komentuari, ka qenë tërësisht i rregullt sipas trajnerit. Loja ka pasur një standart në drejtim dhe kjo është ruajtur sipas tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.