Joan Garcia mendohet se do të jetë ai I cili do të zgjedhë midis disa klubeve, ka qenë pikërisht një sezon mjaft I mirë I tij që e lejon të jetë në këtë pozitë përzgjedhëse. Po ashtu gjatë kësaj fundjave ka qenë dhe Barcelona e cila ka shprehur interesin e saj për këtë afrim të mundshëm.
Ekipi ka qenë në kërkim të vazhdueshëm për një përforcim të portës. Duke qenë se nuk ka një situatë të qartë dhe e sheh si detyrën kryesore. Kanë qenë pikërisht drejtuesit që kanë vendosur fokusin e tyre në këtë përforcim të menjëhershëm.
Kështu që ata kanë cilësuar se Garcia nuk mund të jetë një mundësi që duhet humbur duke kërkuar që të afrohet pranë tyre. Konkurenca nuk pritet të jetë e thjeshtë për ta duke qenë se do të ndeshen me Bayer Leverkusen, Arsenal, Aston villa dhe United. Por gjithashtu dhe Real Madrid është duke kërkuar që të ketë këtë prurje në ekipin e tyre.

24 vjecari është kthyer në një sensacion për shumë ekipe kjo falë formës që ka mundur të ruajë në këtë sezon. 25 milion euro pritet që të kushtojë transferimi I tij, por me prespektivë rritje. Mjafton vetëm një ftesë e kombëtares së Spanjës që të sjellë një shifër shumë më të lartë për të.
Janë pikërisht disa media të ndryshme që sjellin në fokus se ky transferimd o të jetë I sigurt për katalunasit. Duke qenë se bisedimit kanë mundur të sigurojë një qëndrim të tij në Barcelona me një kontratë ende të panjohur.