Fermin Lopez dhe Marc Casado janë dy lojtarë të katalanasve të cilët kanë tërhequr vëmëndjen e PSG. Klubi spanjoll është përgjigjur se në rast se ka një interes nga Paris Saint Germain për lojtarët ata janë të gatshëm të negociojnë vetëm nëse ka një ofertë 130 milion euro në tavolinë. Drejtuesit e Barcelonës janë treguar tepër të drejtë dhe të qartë në kërkesën e tyre që kanë ndaj klubit francez. Lusi Enrique është duke kërkuar të ketë një mesfushë të fortë, ndaj dhe kërkesa e tij është drejtuar në klubin spanjoll.
Prej kohësh ata janë vendosur në ndjekje të dy talentëve të rrinj dhe në këtë sezon kalimesh kanë vlerësuar se afrimi i tyre do të ishte një opsion mjaft i mirë lër klubin. Forcimi i ekipit është një fakt që nuk diskutohet pas dështimit që pësoi ekipi në Kupën e Botës për Klube.

Fermin duket se nuk do të ketë një kalim të thjeshtë duke qenë se më herët ai ka rinovuar qëndrimin e tij deri në 2030. Klubi spanjoll ka zgjedhur që të përshpejtojë rinovimin e tij duke synuar kështu që të fitojnë më shumë ndaj një oferte ndaj tij. Jo vetëm kjo por njëherësh Flick e ka vendosur atë si pjesë e projektit që është duke ndërtuar me Barcelonën.
Lufta e francezëve nuk pritet të jetë vetëm me Barcelonën duke qenë së më tej për yjet e saj janë interesuar gjithashtu dhe klube të tjera europiane që vlerëaojnë angazhimin e tyre në ekip. Të dy yjet janë vendosur në qëndër nga shumë klube që kërkojnë shërbimin e tyre në këtë sezon kalimesh.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.