Barcelona është duke vuajtur faktin e një mungese të rëndësishme në ekip. Gavi mesfushori I skuadrës pritet të mungojë në ekip për një periudhë pesë deri në gjashtë javore. Është pikërisht ndërhyrja kirurgjikale që do e vendosë lojtarin jashtë fushe për këtë periudhë kohore. Klubi katalanas dhe më herët e kishte venë në djeni se do të kishte një mungesë të tij. Ndërsa tashmë është konfirmuar dhe periudha që ai do të jetë jashtë fushe.
Në një moment vendimtar për sezonin ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës duke shkaktuar kështu një mungesë të rëndësishme atje. Është një goditje e rëndësishme për Hansi Flick dhe ekipin e barcelonës. Mungesa e tij në ekip do e bëjë që të mos jetë në përballjen që ka ekipi në Champions League. Barcelona do të jetë e vendosur përballë PSG. Ndërsa në La Liga ai do të mungojë në sfida si Oviedo dhe Real Sociedad.

Ende nuk ka një datë të saktë të rikthimit të tij, por besohet se do të jetë pikërisht fillimi I nëntorit ose fundi I tetorit që do e gjejë në fushën e lojës. Mungesa pritet të krijojë boshllëk të madh në ekip dhe pse klubi mendohet se ka krijuar stabilitetin e duhur. Barcelona në La Liga është duke ndjekur liderin e tanishëm me vetëm dy pikë më pak se Real Madrid. Gavi ka mundur shpesh herë të ruajë balancat perfekte në ekip ku ka sjellë kështu formën e tij dhe shërbimin e duhur atje.



