Barcelona zhgënjen në Kupën e Mbretit, barazon me Atletico

Barcelona është ndeshur me Atletico Mardid në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Mbretit, një ndeshje e vlefshme për gjysëmfinale e cila përfundoi me rezultat 4-4. Ka qenë një ndër sfidat më spektakolare ku si fillim nisi me dy gola të Ateltico Madrid, që në fillim la të dukej sikur do të ishin ata që do të dominonin këtë sfidë.

Reagimi I barcelonës ishte I shpejtë dhe më pas ata mundën që të përcaktonin më tej rezultatin  në favorin e tyre ku mundën të shënonin 4 gola dhe të ishin në avatazh. Sfida vazhdoi të prodhojë emocione dhe të ngjallte kureshtjen e mbështetësve në stadium dhe jo vetëm. Ajo nuk u mbull me aq, deri në fund të sfidës Madrilenët patën mundësi të shënonin dhe dy gola të tjerë cka e cuan ndeshjen në një rezultat përfundimtar 4-4. Një barazim aspak I pritshëm për Barcelonën që ishin në kërkim të një fitoreje.

Hans Flick ishe ai që nuk e priti aspak mirë këtë sfidë dhe këtë rezultat, ku kërkesa e tij për ekipin ishte e qartë. Në deklaratat e para që janë marrë pas përfundimit të ndeshjes ai shprehu hapur indinjatën e tij për reagimin e ekipit në golat e pësuar. Cilësoi si aspak profesionale reagimin e tyre pas katër golash të shënuar, një mos mbajtje rezultati në avancë me dy gola e bën ekipin që të jetë jo stabël, dhe mungesa e kësaj konsistence prodhon më tej një seri pengesash që do të ndikojnë në formën e ekipit. Flick, kërkoi që skuadra e tij të mobilizohet dhe të arrijë të bëjë një vlerësim të plotë të situatës pas kësaj “humbje” të cilësuar prej tij në një kompeticion si Kupa e Mbretit. Gjithësesi, lufta e tyre është e hapur dhe kërkojnë një fitore në ndeshjen e ardhshme.