Barcelona zyrtarizon një tjetër shitje / Rok drejt brazilit

Një tjetër largim për ekipin katalanas I cili është duke hasur disa vështirësi dhe duke grumbullar një seri shumash monetare prej shitjeve të realizuara deri më tani. Vitor Rok ka finalizuar kontratën e tij me klubin e Palmerias në Brazil, ndërsa nga ku transferim klubi katalans pritet të fitojë një shumë prej 25 milion euro.

Epoka e angazhimit të 20 vjecarit drejt Real Betis sapo ka përfunduar, një huazim ku Betis e afroi rreth një vit më parë sulmuesin dhe pagoi për këtë plot 30 milion euro. Një angazhim I cili spikati te Real Betis dhe nuk shkoi aq mirë sa duhej pasi patën një sezon zhgënjyes. Sulmuesi 20 vjecar është parë si një talent në afrimin e tij në klubin katalanas pavarësisht se angazhimet e tij nuk ishin të shumta në momentin që ai lunate me fanellën e tyre. Një formë e mirë në Betis një angazhim I plotë I tij I japin mundësinë që tashmë të debutojë në Brazil në klubin e Palmeiras.

Tashmë, ekipi katalanas duket sikur po arrin të rimëkëmbet në aspektin ekonomik duke qenë se po kryhen disa transferta shitjesh që mund ta ndihmojnë në krijimin e një sigurie financiare. Një tjetër transaksion I sukseshëm që I jep ekipit një shumë të konsiderueshme dhe që e lejon të ketë një focus në zhvillimin e brendshëm. 20 vjecari konsiderohet si një investim I duhur për ta duke qenë se I dha në kthim ekipit plot 30 milion euro. Të gjitha lajmet në lidhje me krizën apo aludimet e ndryshme do të marrin fund një herë e mirë pasi vetë drejtuesit e ekipit të konfirmojnë apo mohojnë këtë fakt.