Barcelona është duke konsideruar të gjitha lëvizjet e saj për të sjellë një klub që është shumë më i organizuar. Skuadra ka mundur të sigurojë shërbimin e një talenti të rri dhe premtues. Roony Bardghji do të jetë i gatshëm që të nënshkruajë qëndrimin e tij në Barcelona për këtë sezon.
Kalimi i tij bëhet nga FC Copenhagen dhe është një marveshje e cila lër katalanasit kushtoi 2 milion euro. Pasi arriti të kalojë të gjitha testet mjekësore tashmë është i gatshëm për t’u vendosur nën urdhërat e Flick.
Roony në këtë sezon ka pasur një formë mjaft të mirë dhe është konsideruar si një talent mjaft premtues. Është pikërisht kjo formë që e ka vendosur në qendër të vëmëndjes për shumë klube të ndryshme. Por, ishte Barcelona ajo që mundi të sigurojë kështu shërbimin e talentit të rri.

Është pikërisht një ndër ato afrime që rikujton dhe njëherë politikën të cilën ndjekin katalunasit. Ata janë të gatshëm që të afrojnë në ekip talente të reja dhe premtuese. Ky është qëllimi i tyre për krijimin e skuadrës të së ardhmes. Një mundësi e cila konsiderohet një formë investimi në ata që do të jenë pjesë e ekipit.
Vetë Hans Flivk është një mbështetës i madh i kësaj politike duke kërkuar që në ekip të ketë talente të reja. Kjo është dëshmuar dhe në besimin që ai jep ndaj lojtarëve të rrinj në ekip. Ndaj dhe janë duke vazhduar më tej të sigurojnë ekipin me emëra të rinj dhe tepër premtues.