Barella lojtari më I paguar Italian, ja sa pritet të fitojë

Barella lojtari më I paguar Italian, ja sa pritet të fitojë

Duket se klubet e Arabisë Saudite që kërkojnë gjithmonë e më shpesh prurje të reaj. Klube të cilat pagesat i shumë fishojnë krijojnë kështu disbalanca shumë të mëdha monetare. Klubet europianë nuk e mbajnë dot një rritëm të tillë pagesash, ndërsa Arabia gjithmonë e më shpesh është prezente me ofertat e saj.

Barrella më heret në merkaton e dimrit nuk e pranoi një transferim në Al Hilal, ku ai zgjodhi që të qëndronte te ekipi i Inter. Tashmë, ai gjendet përballë një tjetër oferte të tundueshme. Plot 140 milion euro ofrohen për të që të bashkohet me Al Hilal, në një kontratë katër vjecare. E mundur që ai të fitojë deri 35 milion në vit ka zgjedhur të qëndrojë përsëri në Inter.

Klubi i Arabisë e përsëriti ofertën e saj duke dyfishuar pagën e tij prej 18 milion që ishte e para. Nicolo Barella duket se është tepër i qëndrueshëm në kërkesën e tij të qëndruar në Inter.

Zvendës kapiteni i inter është duke pasur një sezon fantastik në itali. Jo vetëm prezentë në Serinë A, por gjithashtu dhe në gjysmëfinalen e UEFA Champions League. Synimi i tyre është një tripletë në këtë sezon, një mundësi më e afërt për ekipin.

Barella lojtari më I paguar Italian, ja sa pritet të fitojë
Barella lojtari më I paguar Italian, ja sa pritet të fitojë

Nëse Barella do të pranojë këtë transferim ai bëhët automatikisht lojtari italian më i paguar. Më herët ka qenë Graziano Pellè me 15 milion euro në sezon. Një rekord që e vendos për të qëndruar në listën si më I paguari. Barrella nuk ka edne një përgjige sa I përket ofertës. Ofertë e cila më herët është refuzuar me një shifër tjetër.