Milan është duke krijuar një urë bashkëpunimi me Juventus, klubet e Serisë A janë duke sjellë një mundësi sa I përket kalimit të tyre në këtë sezon. Është pikërisht një bashkëpunim që mund të vijë sa I përket kalimeve në ekipe që mund të finalizohet gjatë muajit gusht. Milan është në kërkim të përfitojë nga shërbimi I Dusan Vlahovic. Lojtar I cili nga Zonja e Vjetër është cilësuar si një opsion që mund të jetë larg skuadrës në këtë sezon.
Malick Thaw pritet të jetë opsioni që Juventus mund të kërkojë nga Milan. Është pikërisht kjo dyshe e cila mund të hapë një mundësi bashkëpunimi mes të dy ekipeve. Të dy klubet mund të kenë një shkëmbim të lojtarëve I cili mund të ndiqet gjithashtu dhe përmes regjistrimit të bilanceve përkatëse.

Skuadra kuqezi për Thiaw është duke kërkuar një shumë prej 30 milion euro. Në të kundërt Juventus I cili vjen me një shumë më të reduktuar për lojtarin e saj e cila kërkon vetëm 20 milion euro. Ekipet dhe pse e kanë konsideruar si një opsion këtë shkëmbim, nuk pritet të ulen në tryezë një moment më herët. Pra pas 15 gushtit mund të realizohet dhe ky shkëmbim.
Drejtuesit e merkatos për secilin klub janë duke menaxhuar të gjitha ofertat dhe në rast se nuk do të rastisin në një prej tyre e cila të jetë e vlefshme do të sjellin kështu zhvillimin e këtij plani. Edhe pse deri më tash, Juventus duket si më I privilegjuar pasi për serbin janë afruar disa klube që të sigurojnë shërbimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.